Krimi i dyfishtë në Peshkopi/ 26-vjeçari pasi vrau prindërit doli në rrugë me automatik
ë tjera detaje dalin në dritë nga krimi makabër që ndodhi në Peshkopi, ku një 26-vjeçar vrau me automatik dy prindërit e tij. “BalkanWeb” mëson se pasi Qemal Sela hapi zjarr ndaj prindërve, duke zbrazur në drejtim të tyre 1 karikator, bashkë me armën ka dalë në rrugë.
Kanë qenë vet fqinjët që kanë lajmëruar menjëherë policinë, pas zhurmës së tmerrshme që dëgjuan që vinte nga shtëpia e familjes Sela, në lagjen e ‘Llixhave’. Ndërkohë, forcat e rendit kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili ishte kthyer nga Anglia mbrëmjen e djeshme, vend ku kishte jetuar prej 5 vitesh, por që ishte deporuar.
Mësohet se Qemal Sela dyshohet se vuante nga depresioni dhe se kishte qene 3 muaj në spital, pasi kishte probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, gjatë kohës që ndodhi krimi, djali ka qenë vetëm me prindërit, pasi motra dhe vëllai nuk kanë qenë në banesë.

