Kriza përfshin dhe BE. Italia refuzon ndihmat gjysmake. Conte: Mund t’i mbani për vete

Italia ka refuzuar sot projektin e ndihmës provizore ekonomike për përballimin e koronavirusit. Në mbledhjen e Këshillit të BE u diskutua për një financim të ngjashëm me atë të Greqisë gjatë krizës ekonomike. Ky variant ndihme nuk është pranuar as nga Italia dhe as nga Spanja. Kryeministri italian Guseppe Conte deklaroi se BE-ja ka 10 ditë afat për të marrë masat serioze për krizën në Itali, Spanjë dhe gjithë kontinentin.
Mediat italiane raportojnë se debatet në mbledhjen e Këshillit kanë qenë të forta. Kryeministri Italian ka deklaruar se “nëse mendoni për ndihma të veçanta, mekanizma të personalizuar dhe jo përgjigje për gjithë krizë, atëherë këto ndihma mund t’i mbani. Do t’ja dalim vetë!”, mësohet të jetë shprehur Conte në mbledhjen e Këshilli të Europës.
“Pasja e koronavirusit nuk duhen përballur pas disa mujash, por që nesër”,- ka deklaruar kryeministri Italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?