Kryeprokurori turk kërkon në Tiranë gylenistët e grushtit të shtetit

Disa prej personave të dyshuar si të përfshirë në tentativën për grusht shteti në Turqi mund të jenë strehuar në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë në media, alarmin e ka dhënë Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca gjatë takimit me homologun shqiptar, Adriatik Llalla.

Akarca i kërkoi Llallës hetim për këta persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, z. Akarca kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 Korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri”- citohet në njoftimin e shpërndarë në media.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, Llalla i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.

Akarca gjendet në Tiranë, me ftesë të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila organizon një Konferencë Ndërkombëtare me praninë e Prokurorëve të Përgjithshëm të rajonit e më gjerë, me temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?