Kryeprokurorja Arta Marku bën lëvizjen e radhës
Këtë herë është radha e këshilltarit në kabinetin e saj. Në këtë post ajo ka emëruar prokurorin Besnik Cani. Ky i fundit aktualisht është Prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ndërsa më herët ka drejtuar prokurorinë e Shkodrës.
Kujtojmë se disa ditë pasi mori detyrën, kryeprokurorja Arta Marku bëri disa ndryshime në institucionin që ajo tashmë drejton.
Më herët Kryeprokurorja e Përkohshme, firmosi vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ndërkohë, drejtuesi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, do të vijojë komandimin si prokuror sektori, i ngarkuar per çështje të veçanta, pranë Prokurorisë së kryeqytetit.
znj. Marku, ka komanduar në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit, znj. Alketa Zifla, e cila ushtronte funksionet e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.


