Kryeprokurorja Arta Marku pret në zyrën e saj ambasadorin italian

Kryeprokurorja Arta Marku ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo.

Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë dhe vjen pas disa takimeve të tjera që Marku ka zhvilluar pas marrjes së detyrës.

Një ditë më parë Marku u takua edhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, ku gjatë diskutimeve mes tyre, Marku Prokurorja ka vlerësuar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, e lidhur kjo edhe me parashikimet e reja ligjore të Reformës në Drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej marrjes së detyrës Marku ka takuar gjithashtu ambasdorin amerikan, ambasadorin gjerman ministrin Xhafaj, kreun e SHISH si dhe përfaqësues së OPDAT.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?