Kujdes! “E treta-E verteta” e Partisë Demokratike do jetë e dhunshme
Shumëkush parashikonte se data 13 maj do të ishte protestë e dhunshme nga opozita. Por nuk doli ashtu. Lulzim Basha kishte premtuar se do të ishte paqësore, ndonëse segmente të PD ishin përgatitur për dhunë. Në të vertetë Lulzim Basha e dha paralajmërimin e tij sot para turmës së PD-së. Bile u pa që kur ngjiti shkallët e selisë blu me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Ishte mesazh paqe.
Me pas deklaroi se duhet qeveri teknike dhe zgjedhje me opozitën, pasi protesta e treta nuk parashikohet më. E para ishte me 18 shkurt kur filloi çadra, e dyta ishte me 13 maj, kurse e treta do jetë e fundit, që do të thotë sipas nëntekstit politik të liderit të opozitës, se do jetë fatale.
“E treta-E verteta”! Këtë tha Lulzim Basha, ndërkohë që pret ditën e hënë shpresën e fundit për zgjidhjen e krizës. Vjen zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit që njeh mirë Ballkanin. Ai mbërrin në Tiranë ditën e hënë. Pas të martës nëse nuk ka marrëveshje PS-PD, edhe pas ardhjes së zyrtarit amerikan, atëhere vjen “E treta=E verteta”. Mbajeni mend mirë!
E mira mbetet që të mos përfundojmë tek e treta. Nuk mban më. Turma opozitare ishte gati në shpërthim edhe sot. Por mjeshtërisht Lulzim Basha e mbajti me shpresën e zgjidhjes së krizës. Shpresa vdes e fundit-thuhet. Por nëse vdes edhe kjo shpresë, është më se e sigurtë se protesta tjetër e opozitës do të jetë e thirrur dhe e përfunduar si e dhunshme.
Ndaj thirreni mendjes zotërinjë politikanë të të gjithave krahëve!
http://albanianews1.al/kujdes-e-treta-e-verteta-e-partise-demokratike-do-jete-e-dhunshme/

