Kujdes në “Tiranë-Durrës”, nga momenti në moment mund të përplaseni (VIDEO)
Autostrada Tiranë-Durrës është kthyer në një tmerr të vërtetë për shoferët. Vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar tre aksidente në këtë segment.
Faqja në Facebook, Harta Digjitale e Aksidenteve ka postuar një tjetër video dhe thotë se aksidenti sapo ka ndodhur.
Nga pamjet shihet se në aksident janë përfshirë 3 makina, ndërsa pak kilometra më lart kishte ndodhur një aksident tjetër me dy makina.
https://www.facebook.com/HartaDigitaleEAksidenteveRrugore/videos/888621114609919/

