Kulla: Rama-Basha në krizë bilaterale. Nuk kanë vullnet për dialog

Analisti Ilir Kulla tha se palët politike nuk kanë vullnet për dialog. Në studion e Tonight Ilva Tare, Kulla tha se kjo është një krizë bilaterale, që ka përfshirë Ramën dhe Bashën.

Tare: Çfarë po ndodh me negociatat?

Ilir Kulla: Nuk ka vullnet

Swiss Digital Desktop Reklama

Tare: Nga cila palë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Kulla: Nga të dyja palët.

Tare: Rama tha që i kam ofruar që sa do ti kisha ëndërruar në kohën e Berishës…

Ilir Kulla: E vërtetë është, por i ka ofruar ditën e fundit, edhe opozita nga çadra ka pasur mundësi që të ulej me europianët popullorë muaj më parë. Të dyja palët e kanë marrë si instrument të të bërit fushatë. Këto janë zgjedhjet e para që unë kujtoj që nuk ka fushatë në bazë dhe fushata është përqëndruar në bulevard, tek zyra e kryeministrit, tek zyra e kryetarit të Kuvendit, tek çadra, tani tek zyra e Presidentit dhe ndërkombëtarët. Ka një perceptim që PD nuk do vetingun, tek baza e PD ka një perceptim që nëse hyn në zgjedhje ata do ti vjedhin etj. Nuk ka vullnet sepse pot ë ketë vullnet instrumentat për të dalë nga kjo krizë artificiale që nuk ka krizë tek njerëzit e thjeshtë, por është një krizë e politikës. Kjo ktrizë po duket si një krizë bilaterale e dy njerëzve, Ramës dhe Bashës.

Tare: Do ketë 18 qershor dhe dy hyjë PD në zgjedhje?

Ilir Kulla: Nëse ka 18 qershor PD nuk hyn në zgjedhje dhe mendoj se nëse kjo punë zgjat deri të dielë, deri në Kavajë do të ketë 18 qershor dhe PD nuk do të hyjë në zgjedhje dhe do jetë një rrugë e paeksploruar më parë, duke pasur një pjesë të popullsisë, opozitës që nuk hyn në zgjedhje. Askush nuk e ka të qartë se çfarë do të ndodhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?