Kultivonin kanabis, arrestohet kryeplaku dhe tre persona të tjerë
Katër persona mes tyre edhe kryeplaku i fshatit Durrisht në Tiranë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Ditën e djeshme policia ka konstatuar se në fshatin Durrisht është mbjellë në mënyrë të parregullt një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Shefqet Memoci, 64 vjeç, banues në Tiranë
- Zeqir Memoci, 80 vjeç, banues në Tiranë
- Fiqiri Memoci, 53 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht, shtetasit:
- Myslim Spahiu, 68 vjeç, banues në Tiranë
Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjesuar me zjarr.

