Kur më pyesin për turizmin
Nga Agim Xhafka –
Më pyetën në telefon:
-Ç’gjë të veçantë ka Shqipëria që e dallon nga shtetet e tjera? Duam të bëjmë një fletëpalosje si Ministri Turizmi.
Pa u menduar një sekondë,ia prita:
-Ikjen e dritave. Pardje brenda orës erdhën dhe ikën plot 11 herë.
-Pip.pip,pip…
***
NJOFTIM: “Qeveria hungareze e sheh të nevojshme të njoftojë ministrat dhe kryeministrin shqiptar se nuk do t’u lejohet të vijnë për azil. Qofshin të veshur dhe me fustan. Ose me apo pa benevrekë.”

