‘Kurthi’ i Policisë, si Mikel Shallarit iu mor ADN-ja nga testi i alkoolit

Mikel Shallari është ndaluar nga policia para se ai të arrestohej për vrasjen e Artan Cukut. Burime nga policia bëjnë me dije se 24-vjeçari, dy javë para arrestimit për këtë krim, është ndaluar nga policia rrugore, ndërsa gjithçka ka shërbyer që Shallarit t’i merrej ADN-ja me anë të aparatit matës të sasisë së alkoolit.

Me aparatin “dragger”, Mikel Shallarit i është bërë testi i alkoolit pranë rrugës së Elbasanit dhe mbetja e tij biologjike është përcjellë në policinë shkencore.

Përgjigjet e profilit të ADN-s së përftuar nga testi i alkoolit u përputhen me ato të mbërritura nga autoritetet në Zvicrën e menjëherë Shallari u vë nën vëzhgim. Sipas Prokurorisë, gjurmë të ADN-së së Shallarit, fillimisht janë gjetur në një bluzë që i riu e kishte veshur gjatë vrasjes e më pas e hodhi në një kosh larg vendngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Shallari, që prej arrestimit nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit ndërsa familja e tij është marrë në mbrojte nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje, ai doli para gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku u njoh me masën e sigurisë së “arrestit me burg pa afat”.  Ish zyrtari i policisë Artan Cuku u ekzekutua në hyrjen e pallatit të tij në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë, mbrëmjen e 8 prillit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?