Kuvendi hap dyert për Ditën e Europës

Kuvendi i Shqipërisë, nesër më datë 9 Maj në kuadër të Ditës së Evropës, organizon Ditën e Dyerve të hapura në ambientet e Sallës së Seancave Plenare. Qytetarët mund të vizitojnë nga afër ambientet e Sallës së Seancave Plenare nga ora 13:00 deri në orën 18:00.

Njoftimi bëhet nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Qytetarët në Kuvend. Dita e dyerve të hapura është një traditë tashmë e shpeshtë e këtij institucioni, i cili ju jep mundësi të gjithë qytetarëve të shohim nga brenda të gjitha ambientet që në ditë të zakonshme mbrohen nga një sistem sigurie e veçantë, dhe hyrja në to, është e mundur vetëm përmes disa procedurave të veçanta të prenotimeve paraprake.  Të gjithë ata që duan të ulen në karrigen e kryeministrit, kryeparlamentarit apo të deputetëve të tjerë që i simpatizojnë, ose e kundërta, nesër kanë një mundësi ta bëjnë këtë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?