Ky është i riu që ndërroi jetë në aksidentin fatal në Kukës
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Kukësit.
Viktimë është shoferi i automjetit, Bekim Shehu. Automjeti i tij u kthye përmbys e u shkatërrua. Si pasojë, berberi nga Kukësi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda dhe nderroi jetë.
Zyrtarisht mësohet se Bekim Shehu pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Ai ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Minicooper me targa AA 050 JV, i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë.

