Ky është Osumi që nuk nderon qytetin e një mbi një dritareve
Edhe këtë sezon turistik, lumi i Osumit në Berat shfaq pamjen e vet më të ndotur. Bashkia thotë se me gjithë masat emergjente, zgjidhja e vetme që situata të ndryshojë është zbatimi i projekteve të mëdha.
Nën kryetari i bashkisë së Beratit, Bledar Blana sqaron se edhe këtë vit do të pastrohet një pjesë e shtratit dhe bregut të lumit, por këto masa nuk e zgjidhin problemin.
Blana: Nuk kërkon vetëm zgjidhje të Bashkisë së Beratit, por të gjithë bashkive në Qarkun e Beratit që preken nga lumi Osum. Ne mund të pastrojmë Osumin në territorin tonë, por ndotet në Çorovodë, nga Poliçani. Duhet të fillojë nga fillimi deri kur përfundon në lumin Vjosë.
Lumi i Osumit ndotet prej vitesh nga ujërat e zeza, nga mbetjet e një fabrike lëkurësh që ndodhet në dalje të qytetit, por që disponon leje mjedisore sipas bashkisë dhe herë edhe nga depozitimi i mbetjeve urbane.
Të gjitha këto e bëjnë që Osumin të mos jetë më lumi i hijshëm që kalon mes për mes qytetit të Beratit.

