FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky mund të jetë mashtrimi më i madh elektoral/Farage: Gënjeva për 350 mln paundët

Nigel Farage, lideri i Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe dhe nismëtari i “Brexit”, pranoi një ditë pas referendumit se ai nuk do ta përmbush dot një nga premtimet e fushatës së tij.

Farage u tërhoq nga premtimi se vendi do të përfitonte 350 milionë paund në javë në mirëqenie dhe shëndetësi.

“Unë nuk mund të garantoj një gjë të tillë”, tha Farage, duke habitur edhe prezantuesen e “Good Morning Britain”, e cila e pyeti se 17 milionë votuesit për daljen e Britanisë nga BE, e kishin votuar pikërisht për shkak të këtij premtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka qenë një gabim, nuk duhej ta thoshim këtë”, pranoi gënjeshtrën Farage.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju e dini se njerëzit kanë votuar për shkak të premtimit tuaj, dhe ju në fund thoni se ishte një gabim”, këmbënguli prezantuesja, derisa Farage e pranoi me qetësi: “ashtu është”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cA3XTYfzd1I” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?