LAJM I FUNDIT/ Atentat me armë zjarri dy vëllezërve në Elbasan

Dy persona janë plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në rrethana ende misterioze. Dy vëllezër, njëri 60 dhe tjetri 49 vjeç, janë qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar teksa punonin në punishte.

“Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet  në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh,” njofton policia.

Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës  ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan,  (vëllezër), të cilët  janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se  persona të  paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte.

Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por  gjatë tentativës për ti shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur  me  sendet që ndodheshin brënda punishtes.

Grupi hetimor vijon  hetimet për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?