LAJM I FUNDIT/Autobusi me pasagjerë merr flakë në ecje e sipër në Fier (VIDEO)
Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Fierit.
“Në datën 24.05.2017, ora 09:05, mjeti tip autobuz me targa AA 502 BE, që drejtohej nga shtetasi H.H, duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas, Mallakastër, ka marë flakë në ecje e sipër,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Pasagjerët kanë zbritur të gjithë nga autobuzi dhe nuk kanë probleme për shëndetin.
Ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marë flakë në ecje e sipër si pasojë e një difekti teknik.
Gjithashtu po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të renies së zjarrit./BW

