LAJMI I FUNDIT/ Dështon tentativa për të trafikuar drogë nga Porti i Durrësit, kapet mjeti me 200 kg kanabis

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Burime nga Porti i Durrësit flasin për një super aksion, në kuadër të të cilit janë kapur 207 kg Cannabis Sattiva. Të njejtat burime saktësojnë se ky është rasti i dytë që tentohet kalimi i drogës nga ky port dhe që zbulohet nga autoritetet.

Bëhet me dije gjithashtu se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit Jetmir Muçalijaj 43 vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit që transportonte lëndën narkotike, E.S. 38 vjeç, banues në Tiranë

SI U ZBULUA KANABISI
Më datë 14.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, tip Skania me drejtues shtetasin Jetmir Muçalijaj ,pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e Kontrollit u konkludua se ne në brendësi të tij dyshohej te kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobuzin per kontroll në Skaner.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit ishte përshtatur një vend ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 180 pako me peshë rreth 207 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?