LAJMI I FUNDIT/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit Luan Kaloçi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Apelit, Luan Kaloçi.

Kaloçi, nuk ka arritur të justifikojë dot para KPK pasurinë e tij.

Bëhet fjalë për disa  kontrata të  shitblerjeve të apartamenteve në Tiranë dhe Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Relatorja, Xhensila Pine, tha se për apartamentin prej 145 metrash katror, Kaloçi ka deklaruar se e kishte blerë 52 mijë dollarë, pasi kishte shitur një shtëpi në Elbasan në vitin 1999, për 4 milionë e 800 mijë lekë nga djali i xhaxhait.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa dyqanin prej 132 m 2, prokurori e kishte blerë me një lotari sportive ku kishte fituar një shumë të konsiderueshme të hollash.

Përpos kësaj, kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka deklaruar se kjo pronë, e paregjistruar në hipotekë, ishte në sipërfaqen prej 86 metrash katrorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpjegoi se në vitin 2007 Kaloçi nuk ka deklaruar një shumë prej 5 mijë dollarësh dhe 20 mijë euro në llogarinë bankare të bashkëshortes.

Një tjetër pikë që u diskutua në seancë ishte edhe një kredi që prokurori mori për studimet në Itali të vajzës së tij, ndërkohë që ajo ishte vetëm 15 vjeçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?