Lamtumirë Profesor
Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Emiljano Aleksi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të doktorit të njohur, Agim Sallaku.
Në një postim në Facebook, Aleksi ndan disa momentet nga takimet për doktorin e njohur.
Postimi i Emiljano Aleksit:
“Jeta është shumë ironike!
Duhet trishtimi për te kuptuar vleren e lumturise!
Nevojitet zhurma per te kuptuar vleren e heshtjes!
Duhet ndjere mungesa per te kuptuar vleren e prezences se dikujt!
Keto jane fjalet qe me vijne ne keto momente per Prof. Agim Sallaku.
Dhe une jam nje prej shume njerezve qe dua ta falenderoj DOKTORIN per ndihmen e dhene. Jemi takuar tre here, per raste te ndryshme. “Keto jane sfidat e jetes, mos u merzit bir!- me thoshte sa here qe largohesha prej tij. Kjo është ironia. Ne jeten e tij profesionale fitoi disa beteja, por humbi luften e vet!
Lamtumire Prof!”.

