Largimi i emigrantëve, vijon fluksi në Kakavijë dhe Kapshticë
Në pikat kufitare me Greqinë vijon fluksi në dalje i emigrantëve shqiptar që kaluan festat e fundvitit në vend
Në 24 orët e fundit, fluksi pranë pikave të kalimit kufitar në Kapshticë e Kakavijë ka shënuar rritje
Në Korcë, kanë kaluar traun e doganës rreth 4656 persona, ndërsa kanë hyrë mbi 2300 të tjerë
Ndërsa në Kakavijë janë regjistruar 4526 shtetas shqiptarë në dalje me 1008 mjete. Po ashtu kanë dalë 479 me 282 mjete
Në orët e mbrëmjes, qytetarët patën ankesa për ritmin e punës së palës greke në hyrje e cila në Kakavijë punonte me 2 sportele
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit thotë se ka marrë masa për menaxhimin e fluksit të daljeve pranë pikave kufitare tokësore, detare e ajrore për të shmangur radhët dhe pritjen

