“Largimi i Sheraton nga Shqipëria ka lidhje direkt me interesa mafioze”, Berisha akuza të forta për kryeministrin Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për largimin e hotel Sheraton nga Shqipëria. Nëpërmjet një statusi në facebook Berisha është shprehur se ky largim lidhet direkt me interesa mafioze në hoteleri të Edivn dhe Olsi Ramës. Sipas ish-kryeministrit firma me prestigjoze e hotelerise “Sheraton” po largohet nga Shqiperia pas masakrimit nga një bande të lidhur me Ramën, të menaxherit të kompanise Omniks, me projekt për të investuar rreth 1.5 miliard dollar në Lalz.

Më poshtë statusi i Berishës
Largimi i Sheraton, kartolina e zeze e Edi Rames Per Shqiperine Turistike!
Te dashur miq, dite zie per turizmin shqiptar por edhe qytetin e Tiranes. Firma me prestigjoze e hotelerise “Sheraton” largohet nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia pas masakrimit nga nje bande e lidhur me Ramen, te menaxherit te kompanise Omniks, me projekt per te investuar rreth 1.5 miliard dollar ne Lalz, tani per turizmin vjen lajmi tejer i keq, largimi i “Sheraton”, i kompanise me kryesore te turizmit ne Shqiperi.
Ky largim ka lidhje direkt me interesa mafioze ne hoteleri te Edivn dhe Olsi Rames! Shtoj ketu se ne kater vitet e fundit ne Shqiperi nuk ka ardhur asnje investitor serioz, nderkohe qe jane larguar me qindra te tille. sb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?