“Legalizimet falas janë vetëm për të punësuarit në shtet”, Rama-komentuesit: Si s’të vjen zor…

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ kryeministri Edi Rama ka publikuar imazhe nga Parku i ri i Elbasanit “Aqif Pasha”, ndërsa njofton se do të zhvillojë sot në orën 18:00 një takim me qytetaret në këtë qytet.

Por ndjekësit i shfrytëzojnë statuset e Ramës për pyetje dhe problematika të ndryshme, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ‘përton’ t’u përgjigjet. Një qytetar i shkruan se legalizimet falas janë vetëm për të punësuarit në shtet, pasi ai nuk ka marrë asnjë përgjigje edhe pse ka plotësuar dokumentet.

Komentuesi: Z. kryeministër desha thjesht Te pyes Po këto legalizimet tona qe i kemi fut kur do dalin se ti thu legalizim falas, un po pres po akoma asnjë përgjigje nuk ka. Kur do i marrim ne apo vetëm për ata qe janë te punësuar ne shtet ka legalizime, dhe ne te tjerët shqiptar jemi. Mos harroni ne qoftë se don me bo shtet boje te funksionoj për te gjithë jo pjesë-pjesë. Kalofsh mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Replika e Ramës: Po si s’te vjen zor me ketë logjike cdmth legalizime per te punësuarit ne shtet o cun!!! Jo mor jo, janë bere 130 mije deri tani po s’behen dot te tera menjëherë se ata te tjerët vetëm 21 mije bene ne tete vjet Desjan! Kështu qe me radhe, hap pas hapi.
Screenshot001

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?