Lejuan kalimin e kamionit me 8 tonë drogë, Apeli lë në burg 4 policët

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për punonjësit e policisë së Qafë Thanës.

Ato janë vënë në pranga me kërkese të Prokurorisë për Krime të Rënda për shkak se akuzohen se kanë lëjuar kalimin e një kamioni me 8 ton kanabis, i cili u kap në Itali.

4 policët e kufirit Qafë Thanë, janë dënuar për veprën penale të “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim, ne vijim te hetimit te nisur pas zbulimit te një kamioni maqedonas me 8 ton kanabis ne Itali, ne shkurt 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion, i ngarkuar me narkotikë, të kalojë pa u kontrolluar në Qafë Thanë.
Në bazë të hetimit të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, për efektivet e policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Clirim Pepa, përgjegjës turni.

2. Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje.

3. Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje.

4. Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?