Lënda e dyshimtë, policia bllokon bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (Foto)

Pas shfaqjes së simptomës së lotimit, kruajtjes dhe skuqjes së syve, tek disa njerëz të cilët kanë qenë të pranishëm ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orët e vona të mbrëmjes, policia ka mbërritur sot në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e vërtetë se çfarë e ka shkaktuar këtë simptomë, shkruan Syri.net.

Policia e Tiranës, menjëherë pas sinjalizimit nga spitali për këtë dukuri, ka nisur kontrollin e bulevardit dhe të zonës përreth Kryeministrisë për të zbuluar nëse aty është shpërndarë ndonjë lëndë që krijon të tillë gjendje tek kalimtarët: Lotim, skuqje dhe kruarje të syve.

Tashmë po priten analizat e mostrave të marra në vende të ndryshme për të zbuluar shkakun e kësaj situate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?