FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koncert madhështor për shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan (FOTO/VIDEO)

Në Vatikan u mbajt  mbrëmjen e sotme koncerti kushtuar  Nënë Terezës. Koncerti po mbahet në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, ku interpretuan artistët më të njohur shqiptarë në botë.

Në koncert u dëgjua  edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë.

Himni u këndua  nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrant nga Shqipëria e Maqedonia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrës në këtë aktivitetet ishin emra të njohur të muzikës botërore si këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sopranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho etj. Zyrtarët thanë gjithashtu se presin që në koncert dhe në shenjtërimin e Nënë Terezës të ketë një numër të lartë shqiptarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Inva MulaNdërkohë, Këngëtarja Rita Ora  këndoi së bashku me tenorin Saimir Pirgu këngën “What Child is This”. Nga ana tjetër, këngëtarja Ermonela Jaho  këndoi himin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo d’Aquino.

Koncerti për shenjtërimin e Nënë Terezës u transmetua në kanalin zyrtar të Vatikanit.

vatikani 2 vatikani 3 vatikani 4 vatikani 5

flamuri politikane tereza1 lahuta kori2 kori inva mula2 cermonia1 jaho

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qV7zIBL3Pu4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?