Llalla i shpëton Vettingut, avokati: Reforma në drejtësi dha suksesin e parë

Avokati i ish kryeprokurorit Adriatk Llalla ka folur pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i cili vendosi përfundimisht që ish kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet procesit të vettingut dhe të mos ketë poste në sistemin e drejtësisë për 15 vite.

Sokol Hazizaj tha se me vendimin e KPA ka fituar ligji dhe se reforma në drejtësi dha suksesin e pare. Sipas tij Llalla ka zbatuar procedurat ligjore për dorëheqjen dhe se nuk ka informacion zyrtar nëse ndaj tij do ketë hetim penal.

“Ligji fitoi dhe reforma në drejtësi dha suksesin e parë. KPA dha vendimin e drejtë për Adriatik Llallën, i cili zbatoi procedurat ligjore për dorëheqjen. Për hetimin penal nuk kam informacion zyrtar, ndërsa për vendndodhjen e Llallës nuk mund të flas”- ka thënë Sokol Hazizaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?