Llalla: Pjesëmarrësit e puçit në Turqi janë në Shqipëri, po hetojmë

Në ditën e parë të një konference ndërkombëtare të prokurorëve, kreu i akuzës shqiptare Adriatik Llalla, është shprehur se organizatorë të puçit në Turqi, ndodhen në Shqipëri.

Ai ka përforcuar deklaratat e kryeprokurorit të Turqisë disa ditë më parë në vendin tonë ku tha që disa nga organizatorët e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, fshihen në Shqipëri.

Edhe Llalla ndan të njëjtin qëndrim, dhe sipas tij ka informacione konkrete mbi këtë fakt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Llalla tha se dyshohet se disa persona  fshihen në Shqipëri dhe për këta po bëhen verifikime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Llalla: Shqetësimi kryesor i qeverisë turke aktualisht është hetimi i rasteve të ngjarjave të vitit të kaluar. Prokuroria turke kërkoi bashkëpunim të mëtejshëm me strukturat e Prokurorisë shqiptare për të vënë në dispozicion hetimet në rastet që ata dyshojnë se elementë të përfshirë në këtë grusht shtetit mund të fshihen edhe në Shqipëri. Këto janë në proces hetimi, të dhënat janë paraprake, pritet verifikimi i tyre në kuadër të bashkëpunimit do të vlerësohet do të vihen në dispozicion të medias apo do të kalojnë direkt në autoritetet përkatëse.

A ka dyshime se ka persona të tillë në Shqipëri?

Llalla: Dyshimet janë se po. Dyshimet e autoriteteve turke janë se autorët e këtyre veprave penale të këtij grushti shteti mund të jenë edhe persona që fshihen pas bizneseve.

A ka sjellë emra konkretë prokurori turk?

Llalla: Nuk mund të bëhen publike që në këtë fazë. Të dhënat janë të plota, pritet vetë verifikimi nga ana jonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?