Lonely Planet: Shtëpia e Gjethes dhe Bunk’Art- Heqja e perdeve të epokës së komunizmit

Ish shtabi komunist shqiptar i shërbimit sekret tani është i hapur për vizitorët në Tiranë. Kështu nis shkrimin “Lonely Planet”, prestigjozja amerikane që boton guidat më të famshme në botë për turistët.

Shtëpia e gjetheve, shkruan Lonely Planet, dikur selia e Sigurimit (shërbimi sekret i Shqipërisë në epokën komuniste) është hapur për publikun si një muze i ri në qendër të Tiranës.

Një shenjë në hyrje të Shtëpisë së Gjetheve thotë: ‘Ky muze është i dedikuar për ata njerëz të pafajshëm të cilët janë spiunuar, arrestuar, ndjekur penalisht, dënuar dhe ekzekutuar gjatë regjimit komunist’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht sot, vijon shkrimin prestigjozja amerikane, është quajtur Muzeu i Mbikqyrjes Sekrete. ” Në një vilë dykatëshe me një oborr që daton nga viti 1931 dhe që ka 31 dhoma, ndërtesa shërbeu si baza e Gestapos gjatë okupimit nazist të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe deri në rënien e regjimit komunist në vitin 1991 ishte vendi nga i cili anëtarët e regjimit spiunonin qytetarët e tyre”, citohet artikulli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lonely Planet po ashtu paraqet për ndjekësit e saj një tjetër gjurmë të komunizmit në Shqipëri, që është Bunk’Art.

“Shtëpia e Gjetheve nuk është pamja e vetme në kryeqytetin shqiptar që është e përkushtuar për heqjen e perdes në aspektet tragjike të epokës komuniste. Bunk’Art është një muze i historisë dhe artit bashkëkohor i vendosur brenda një bunkeri masiv të Luftës së Ftohtë, i ndërtuar në vitet 1970 për elitën politike dhe ushtarake të Shqipërisë. Ai u hap për vizitorët në vitin 2014 dhe që atëherë është bërë një nga atraksionet kryesore të Tiranës”, thotë Lonely Planet.

http://www.lonelyplanet.com/news/2017/06/06/former-albanian-secret-service-hq-opens-public-tirana

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?