FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI do dërrmojë Erion Veliajn dhe “spiropalet” e Rilindjes

Kryebashkiaku Erion Veliaj duke u munduar të fitojë kuota tek Edi Rama, sulmoi sot Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Presidenti po bën thirrje për të shkuar njerëzit në votime, dhe bën mirë. Ai nuk ka bërë thirrje që votoni këtë apo atë parti politike. Thjesht po luan rolin e Kryetarit të Shtetit, kur përballë ka një mafie shtetërore, e cila financon dhe financohet nga krimi qeveritar.

Por Veliaj, duke ndjerë rritjen e LSI në Tiranë, çka do të sjellë raporte të barabarta në numër deputetësh në Tiranë mes PD-LSI- PS, ka filluar te kruhet me Presidentin e Republikës, duke harruar se ai është rritur në Skrapar dhe nuk ndjen për “shkopinj” të thyer!

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama ka bërë që me listën e Tiranës ti ofrojë humbje të sigurtë PS në qarkun më të madh, sepse palosi Fatmir Xhafajn, Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon, të cilët janë në listë humbëse dhe nuk ka asnjë shans të fitojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por humbja e Tiranës do rëndojë mbi Erion Veliajn, sepse Rama do gjejë sebep të presë koka mjaftistësh!

Ndaj Veliaj po gabon shënjestër, duke ia futur vetes!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?