Lubonja: Më mirë të kishte hyrë Malltezi se Berisha në lista
Aktualitet E Martë, 25 Maj 2021 20:22
Pjesë nga debati në studion e Ylli Rakipit;
Bushati: Sot ne nuk kemi një përfaqësim të shpirtit opozitar, kjo nuk është Partia Demokratike. Por kur duhet të bënim fushatë, futi PD në çadër, kur duhet të shkojmë në zgjedhje në Kavajë, ai tha duhet të bëjmë protestë. Pse është kaq e fshehtë kjo marveshje PS-PD? Cila është marrëveshja? Pse mbahet e fshehtë kjo marrëveshje? Çfarë na fsheh kjo marrëveshje.
Fatos Lubonja: Marrëveshja PD-PS, është vdekja e opozitës në Shqipëri. Nëse ka marrëveshje këta mos t’ja kërkojmë Bashës, por Sali Berishës, sepse Berisha nuk po thotë asnjë fjalë. Dhe unë e kam të vështirë ta besojë, se nëse ka marrëveshje Berisha është mbrapa kësaj marrëveshje. Më mirë të kishte ardhur Jamabër Malltezi sesa të rrinte Berisha