Lufta e suksesshme e Gjermanisë, kombinimi perfekt mes…
Kur bota po lufton për të gjetur kurën që do të mposhtë Covid-19, një kombinim i testimeve në masë dhe sistemit shëndetesor të mirëzhvilluar dhe gjithëpërfshirës ka bërë që Gjermania të ofrojë një model të mirë. Gjermania harxhon 4.714.26 dollarë për person çdo vit në kujdesin shëndetësor dhe ka sasinë më të lartë të të shtretërve të kujdesit intensiv, me 621 shtretër për 100.000 njerëz.
Virusi ka goditur rëndë pjesë të mëdha të Evropës, ku Italia dhe Spanja qëndrojnë në krye të listës së shteteve me numrin më të lartë të viktimave në botë. Situata në Gjermani duket ndryshe, pavarësisht se numri i të infektuarve ka arritur në 96,108 ai i viktimave është 1,444, me një shkallë vdekshëmrie prej 0.74%.
Shkaku i këtyre statistikave, sipas studiuesve të shumtë, janë testimet e shumta dhe të hershme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Gjermani çdo javë zhvillohen 160 000 testime dhe deri tani janë testuar më shumë se 2 millionë njerëz.
KOHA JONË SONDAZH

