Luli! Po vjen amerikani Yee, ndaj mendoje mirë. Lexoje se ç’thotë!

Zyrtari amerikan që vjen në Tiranë e ka dhënë paradhënie mesazhin e tij për Lulzim Basha. Para Tiranës ai ka qëndruar në Podgoricë ku është takuar me kryeministrin Dusko Markovic.

Dhe prej andej Yee ka lëshuar një apel për politikën në rajon, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Shqipërinë.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA, Theodore Roosevelt, i cili këshillonte se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin, apo atje ku vepërbërësi mund t’i kishte bërë ato më mirë”, është shprehur Yee, sipas European Western Balkans. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Yee pritet të japë një mesazh të fortë të Uashingtonit lidhur me krizën politike në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai do të takohet nesër me kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës, Basha në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

http://albanianews1.al/luli-po-vjen-amerikani-yee-ndaj-mendoje-mire-lexoje-se-cthote/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?