Mahniti publikun shqiptar te “Gjeniu i Vogël”, sot fituesja pa një strehë (VIDEO)
Shkodra u krenua 1 vit më parë me zërin e mrekullueshëm të Marjana Begut, fituese e “Gjeniut të Vogël”. Pas 2 vitesh qëndrimi në një banesë me qira me shpresën se bashkia e Shkodrës do të mbante premtimin për t’u siguruar një shtëpi, familja e Marjanës është kthyer sërish në gërmadhat e lagjes “Liria” pasi nuk kishin mundësi të paguanin qiranë.
“Pas shumë kërkesave dhe ankimeve që unë kam bërë në vijimësi, më është premtuar shtëpi, do streohesh dhe do të jesh familja e parë që do të mbështetesh”,- thotë nëna e saj, e cila shton se i ka dërguar letër kryebashkiakes Ademi, të cilës nuk i shkruan më, pasi ka dashur vetëm ta ndihmojnë të ndërtojë një dhomë në vendin ku jetojnë, sa për të futur kokën familja”, tha nëna e saj për TvChannel 1 të Shkodrës.
“Unë tani do filloj ta ndërtoj me ndihmën e njerëzve. Edhe nëse vjen policia bashkiake, unë dalëngadalë me grima do ta rregulloj të futem brenda”,- vijon ajo.
E pyetur për Marjanën dhe karrierën e saj, nëna e talentit të vogël shprehet: “Normal që nuk ka për të ecur para vajza. Pasi për të kënduar duhet të paguhet autori, kompozitori etj. Kurse unë nuk jam i zoti që të mbledh ato para për vajzën që të shfaqë talentin”,-tha ajo.
Gjeniu i Vogël për vitin 2016-ten, mund të jetë një tjetër yll që do të “shuhet” ende pa ndriçuar mirë, nëse nuk do të ketë ndihmën e nevojshme.
https://www.facebook.com/tv1channel.tv/videos/10154638032292965/

