Malaj me 200 gra heriona: Bota ndryshon kur promovohet Paqja
Edhe pse kjo e hënë u “mbyt” nga shiu, Presidenca hapi derën dhe priti siç i ka hije, 200 gra heroina nga Kosova. Nën përkujdesin e veçantë të Presidentit Ilir Meta, dhe me pjesëmarrjen e deputeteve, dhe personaliteteve të fushave të ndryshme, sot gratë dhanë një mesazh.
Këtë mesazh e përcjell edhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj. Siç ajo e thekson në një postim në facebook, sot gratë u mblodhën bashkë për të promovuar vlerat njerëzore e për të treguar se vuajtjet dhe dhimbjet ç’njerëzore dhe kalvari i dhimbjeve që përjetuan këto zonja gjatë luftës së Kosovës e genocitit e përdhunimit, janë një nga dëshmitë më të dhimbshme që asnjëhere nuk duhen harruar.
Më tej Malaj, shkruan se forca e kombit qëndron te vlerat për të promovuar paqen. “Forca e një kombi qëndron te vlerat për të promovuar Paqen e për të mos harruar kurrë se gruaja dhe vajza është ajo forcë e madhe, dhe asnjëherë nuk duhet të harrojmë se viktimat e përdhunimit të vajzave e grave, janë aktet seksuale më barbare e çnjerëzore, dhe hyjnë te mizoritë e torturat, të cilat askush nuk duhet t’i harroj”.
Duke falenderuar zonjat për pjesëmarrjen, dhe jep mesazhet për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat. “Bota ndryshon kur luftohet dhuna dhe promovohet Paqja”.

