Mamurras, bllokohen makinat, apeli për ndihmë: Kam fëmijën sëmurë
Reshjet e dendura gjatë mbremjes kanë sjellë bllokimin e rrugës në fshatin e Dervenit në Mamurras, ura e te cilit eshte shembur pak minuta me pare.
Famijet e bllokuara janë të frikësuar dhe bëjnë apel për ndihmë.
Zonja Florie na kontaktuar në inboxin e Ora News duke kërkuar ndihmë: Kemi ngelur në Dervent që në mengjës heret. Jemi shumë të frikësuar. Kemi fëmijë dhe të sëmurë me vete të cilit i ka kaluar ora e mjekimit dhe spo ndjehet mirë. Presim për një ndihmë por asgjë nga shteti. Nuk dimë si të veprojmë.”
/Ora News

