Manastirliu: Çfarë e drejte po shkelet për të patur protesta të dhunshme?
Ministrja e Shëndetësisë, Orgerta Manastirliu, e ftuar në emisionin ”Open” në Top Channel, bëri me dije se se në spital ndodhen aktualisht tre qytetarë të lënduar gjatë protestës përpara Kuvendit.
“Them çfarë fati që ka ngritur dorën sepse mund t’i kishte rënë edhe në fytyrë ai flakadan. Mendoj se çdo zgjidhet me dialog dhe mirëkuptim, protestuesit e tejkaluan dhe ndodhen momente të dhunshme”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu shtroi pyetjen se çfarë e drejte po u shkelet banorëve të “Unazës së Re” për të kaluar në protesta të dhunshme.
”Protesta e tejkaloi masën dhe ajo që nuk duhet të ndodhte ishte dhuna ndaj policisë. Cila e drejtë po shkelet këtu që të kalohet në protesta të dhunshme? Të gjitha opsionet nga qeveria dhe bashkia janë dhënë”, u shpreh ministrja.

