Mandatet, KQZ vendos sot për fatin e Rakipit e Rehovicës

Në orën 13:00 të ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të vendosur për fatin e mandatit të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi.

Në mbledhjen e dy ditëve më parë, KQZ vendosi që ta shtynte për ditën e premte vendimin, duke i kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme më shumë informacion për kërkesën për heqjen e mandatit të Rehovicës dhe Rakipit.

Për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica, sipas Interpol Romës, është i raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student. I pyetur dy ditë më parë në mbledhjen e KQZ-së, se pse ndodhej në Itali në vitin 1999 dhe ai ishte ai autor i vjedhjes në një dyqan atje, deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica u shpreh se nuk i kujtohej mirë ngjarja, pasi kishin kaluar 20 vjet. Por, u shpreh i bindur se s’ka qenë asnjëherë i ndaluar, arrestuar apo i gjykuar në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam qenë student për shkenca politike në Itali në atë kohë. Nuk e kujtoj me detaje këtë histori se po bën gati 20 vjet, por s’kam asgjë për të fshehur. S’kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S’kam ndërmend të fsheh asgjë”, u shpreh deputeti i LSI në KQZ.

Sipas vendimit të prokurorisë, të dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët.

Të dy deputetët, Rehovica vetë i pranishëm në KQZ, dhe Rakipi përmes avokatit i kanë mohuar akuzat, ndërsa KQZ ka kërkuar më shumë informacion dhe sqarime shtesë nga prokuroria për të vendosur për mandatin.

Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme pritet informacion shtesë edhe për kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri, i cili është dëbuar nga Italia në 1998.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?