Mandatet, sot lista e dytë; Berisha: Rama duhet të ikë
Sot demokratët kanë për të dërguar listën e dytë me emrat e deputetëve që nuk e dhanë dorëheqjen një ditë më parë.
Në lidhje me djegien e mandateve, ish-Kryeministri Berisha i ka cilësuar si një nevojë të jashtëzakonshme, ndonëse ndërkombëtarët nuk e mbështesin.
“Protesta në Shqipëri, dorëzimi i mandatave është për një gjë të jashtëzakonshme, por është i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme dhe janë këto rrethana që na detyruan. Vlimi tek qytetarët është i jashtëzakonshëm. Është mirë që të largohet përpara se ta largojnë në një mënyrë që ai nuk e imagjino dot dhe më pas të dërgojë videon ku thotë se Berisha më kërcënon. Unë kam dhënë dorëheqje politike dhe nuk kam interes të marr pushtet”, tha Berisha.

