Marrje mendsh, irritim sysh e dhimbje në mitingun e PD, Policia hetime për ‘ndotje ajri’

Policia e Shtetit ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku 140 mbështetës të PD-së u helmuan pas mitingut elektoral që mbajti opozita, ndërsa bënë me dije se ka nisur hetimet.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë ndotja e ajrit, ndërsa nuk përjashtohet dhe ndriçimi i fortë. Sipas të njëjtave burime, ‘Ndotja e ajrit’ përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Por kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.

NJOFTIMI I POLICISE
Ne lidhje me ngjarjen ne mitingun e PD policia ka referuar materialet ne prokurori per nenin 201 te k. Penal qe eshte per ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Ka dyshime se simptomat militantve tu kene ardhur edhe nga ndricimi i forte

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?