Masakron me levë nusen se nuk i bëri kafen, vjehrri: “Ajo më shpërfillte”

Redjon Shtylla

Të vrasësh se nuk t’u shërbeu kafeja në mëngjes. Krimi në familje këtë herë i mori jetën nënës së dy fëmijëve minorenë, e cila u vra pasi nuk bënte siç donte zakoni, shërbimet ndaj prindërve të bashkëshortit. 41-vjeçarja Vera Tota, u vra mizorisht nga vjehrri i saj, 75-vjeçari Noc Tota, mëngjesin se së mërkurës. Vrasja tronditi banorët e fshatit Zheje të Kurbinit, ku Noci vrau nusen e djalit me levë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Sherri i radhës mëngjesin e djeshëm ndodhi pasi vjehrri u ankua se nusja nuk po i shërbente kafenë. Për rrjedhojë debati mes tyre agravoi në momentet kur vjehrri rrëmbeu një levë dhe e qëlloi në kokë nusen e djalit. Gjithçka ndodhi në banesë, ndërkohë që dy fëmijët e çiftit ishin në gjumë, kurse burri i saj në punë, pasi punon gjatë natës si polic privat. Tota u gjet e pajetë nga fqinjët e saj, ku vjehrri u largua pasi e qëlloi për vdekje. Disa orë më pas, policia bëri të mundur edhe arrestimin e tij. E njëjta skenë, është bërë edhe para një viti. Referuar burimeve, vjehrri kishte tentuar ta vriste nusen edhe para një viti, pas sherreve po për çështjen e shërbimit.

Dëshmia e 75-vjeçarit

Swiss Digital Desktop Reklama

Në komisariat, 75-vjeçari ka pranuar krimin duke shprehur pendesë për atë që kishte ndodhur. Sipas tij, e gjitha kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se kjo situatë kishte ardhur si rrjedhojë e konflikteve të vazhdueshme mes tij dhe nuses së djalit. 75- vjeçari ka deklaruar se nëna e dy fëmijëve nuk u përgjigjej kërkesave të tij për përkujdesje si dhe shfaqte ndaj tij mospërfillje. “Nuk desha ta vras nusen e djalit, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër pas një debati që patëm. Me nusen kam pasur vazhdimisht konflikte, pasi ajo nuk më shërbente siç duhet dhe më shpërfillte si vjehërr”, ka deklaruar Tota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja

Një krim në familje tronditi opinion publik, ku rreth orës 05:00 të mëngjesit të së mërkurës në Kurbin, vjehrri 75- vjeçar goditi me levë nusen e djalit, 41-vjeçaren, Vera Tota, ndërsa në banesë ndodheshin në gjumë edhe dy fëmijët e mitur. Ndoc Tota pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi nga banesa, duke u fshehur por disa orë më pas, ai u arrestua.  Debati mes tyre ka qenë fillimisht verbal, e më pas i moshuari ka marrë levën duke e goditur në të gjithë trupin nusen, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në vend. Pikërisht goditja në kokë mësohet të ketë qenë fatale për të, ndërkohë që, policia është lajmëruar nga fqinjët e viktimës, të cilët kanë dëgjuar ulërima dhe të qarat e dy fëmijëve.

 

Keqtrajtimi

Burime pranë familjes bëjnë me dije se viktima Vera Tota, vazhdimisht është keqtrajtuar nga ana e vjehrrit, madje edhe nga i shoqi i saj. Sipas burimeve, situata kalonte edhe limitet, duke i privuar ushqimin të ndjerës. Referuar rrëfimeve të vetë banorëve të fshatit Zhejë në Kurbin, 41- vjeçarja prej disa kohësh punonte si sanitare në një shkollë 9-vjeçare të zonës, ndërsa bashkëshorti si roje nate në një objekt privat. Para një viti prindërit e bashkëshortit kishin tentuar ta vrisnin dhe për këtë arsye çifti së bashku me dy fëmijët ishin shpërngulur në qytetin e Laçit. Pasi u duk se marrëdhëniet me nusen ishin stabilizuar, familja e re ishte kthyer sërish tek prindërit. Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?