Masat e policisë, 2500 efektivë do monitorojnë protestën e opozitës
Aktualitet E Diel, 23 Maj 2021 03:47
Plot 2500 efektivë policie do të angazhohen për protestën e 13 majit të organizuar nga opozita. Policia ka marrë masat për mbarëvajtje dhe siguri të rendit gjatë kohës që do të zhvillohet protesta.
Ndërkohë policia do të jetë në gatishmëri edhe në qytete të tjera të vendit.
Masat e policisë për mbarëvajtjen e protestës kanë për qëllim garantimin e jetës së qytetarëve.
Veprimet e policisë do të monitorohen edhe ekspertë të huaj.

