Mashtrimi me vizat, kapet 30-vjeçarja e dënuar me 4 vite

Historia e mashtrimit me vizat për në Kanada nga familja Makashi nuk është e panjohur për policinë e Tiranës. Policia ka arrestuar Adela Makashi 30-vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim prej vitit 2016.

30-vjeçarja Makashi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 4 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në bashkëpunim me të ëmën Lule Makashi iu premtonin njerëzve të ndryshëm punësim në Kanada, në këmbim të shumave monetare.

Por nuk kaloi shumë dhe mashtrimi i tyre doli në dritë, pasi një grup qytetarësh denoncuan për mashtrim të njëjtën agjenci punësimi në prill të 2016. Adela Makashi është dënuar me 4 vite burg nga gjykata, i ka ngelur një pjesë e dënimit pa shlyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mashtruan 225 shtetas me premtimin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi me anë të agjensisë së punësimit Ande-Lm duke i marrë nga 2000 deri në 10.000 dollarë për person, prokuroria e tiranës kërkon 18 vite burg për nënë e bijë Luli dhe Adeila Makashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?