Maskat dhunojnë pronarin e lokalit dhe marrin xhiron ditore, e bëjnë për spital

Po kthehej pas një dite të lodhshme në shtëpi, por rrugën ia prenë në mes dy persona të maskuar.

Një 20-vjeçar nga Delvina, ra pre e dhunës nga dy persona, pak pasi mbylli lokalin.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur një ditë më parë, te “Kthesa e Frigoriferit”, në rrugën “Veli Kallapoli”, në Delvinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se i riu, me inicialet A.H, ka rënë pre e grabitjes pasi kishte mbyllur lokalin ku punonte, ndërsa autorët i kanë marrë xhiron ditore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht i riu ndodhet në spital, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen në fjalë.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 03.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi shtetasi A.H, vjeç 20, ka kallëzuar se në Delvinë, pasi ka mbyllur lokalin rrugës për në banesë, te “Kthesa e Frigoriferit” në rrugën “Veli Kallapoli”, dy persona të maskuar, e kanë goditur me grusht dhe i kanë marrë një shumë lekësh të xhiros ditore.

Shtetasi A.H ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.

/noa.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?