Matura/Sot provimi i matematikës, pyetjet dhe mënyra e vlerësimit

Pas provimit të gjuhës së huaj dhe gjuhë-letërsisë, sot 40 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e tretë, atë të matematikës, i cili nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 1 orë e 30 minuta.

Ministria e Arsimit bën me dije se testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë.

Për më tepër, Ministria qartëson se:”Maturanti praqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse. Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së saktë.  Nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike”, thekson Ministria e Arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?