Mbi 16 mijë qytetarë shqiptarë vizituan Shqipërinë këtë fundjavë
Mijëra qytetarë nga Kosova sikurse çdo vit, kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete.
Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin me Shqipërinë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Shumica e kosovarëve kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet verore në bregdetin, duke shtuar fluksin e hyrjes së tyre në vendin tonë.
Burimet e policisë kufitare bëjnë të ditur se gjatë kësaj fundjavë më shume se 16 mijë qytetare dhe 9200 automjete kaluan kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në pikën kufitare të Morinës prej 1 qershorit po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle në kufi, sipas marrëveshjes ndërqeveritare të vitit te kaluar. Ndërsa në afërsi të doganës kosovare të Vërmicës, nuk pati kamionë të shumtë me targa serbe.

