Mbipopullohet plazhi – Pushuesit e fundjavës nuk presin autoritetet, çelin sezonin në Durrës

Në Durrës këtë të dielë, vija bregdetare ka qenë e tejmbushur me pushues. Të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit por dhe nga Kosova e Maqedonia, vizitorët e fundjavës kërkojnë më shumë kushte akomoduese në bregdet.

Temperaturat e larta kanë bërë që vija bregdetare e Durrësit të mbipopullohet këtë të dielë.

Qytetarë të shumtë nga Durrësi, Tirana, Kosova dhe Maqedonia kanë nisur plazhin, edhe pse autoritetet nuk e kanë çelur zyrtarisht sezonin turistik veror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pushuesit shprehen të kënaqur me qetësinë që të fal vija bregdetare, ndërsa ngrejnë shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përgjithëshme akomoduese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tyre, autoritetet duhet të punojnë me ritme më të shpejta për të pastrimin e brezit të rërës, për vendosjen e dusheve dhe banjat publike.

Pritet që javën e ardhshme, Bashkia e Durrësit të çeli zyrtarisht sezonin turistik veror 2017.

Aktualisht ndërmarrja e pastrimit të plazhit po punon për pastrimin e rërës, plugimin dhe dizifektimin e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?