Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbreti Lear i Viktor Zhustit është një arritje në dramaturgjinë skenike shqiptare

Aktualitet E diel, 9 Tetor 2022 11:16
Mbreti Lear i Viktor Zhustit është një arritje në dramaturgjinë skenike shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Koha ikën, koha flet, koha nuk ka gjuhë, por edhe se e tillë, ajo s’e njeh heshtjen. Ka një udhëtim në kohë, që quhet histori…
Koha e historisë, që jepet përmes artit, është një kohë ndryshe, është një kohë që në të gjithë udhëtimin e saj krijon kujtesën, mendimin, meditimin, vetëkorrigjimin… Ka ditë që “Mbreti Lear” ka ardhur sërisht pas pothuaj 60 vjetësh, tashmë në një skenë të vogël, të kufizuar dhe me pak hapësirë skenike, me pak dekor dhe me shumë pak mjete skenike, por, nëse vjen Shekspiri, atëherë të gjithë do të duhet të mendohemi thellë se kë po takojmë. Mbreti Lear, me një interpretim nga Viktor Zhusti. Mosha biologjike, krejt e nevojshmja, plakja fisnike , me një mjekër të bardhë dhe leshra të bardha, pjekuria skenike njësh me pjekurinë njerëzore, jeta e jetuar me arritjet e dështimet, me gëzimet dhe dëshpërimet, me dritën dhe gjysmëdritën, janë në lëkurën e vuajtjes skenike dhe njerëzore të aktorit… Tek e shihja mbrëmë në rolin e mbretit Lear, më erdhi në mendje ajo që shkruante një tjetër britanik , John Lock, se:” … të gjithë burrat janë Adam, por jo të gjithë Adamët janë mbretër…”
Lear kishte qenë një Adam- Mbret… Tek pa se po i afronte fundi…, vendosi të ndante mbretërinë, t’ua kalonte atë tri vajzave… Gabimi i parë i mbretit, duke mos e kuptuar se po ndante jo pushtetin, por atdheun, dhe kështu ai harroi se në atë vend kishte njerëz dhe histori, kishte fate dhe egoizma, kishte të ligjshëm dhe fëmijë të sjellë në jetë nga pasionet e fshehura… U desh që t’i ndodhte ajo që i ndodhi, që mbreti të kuptonte se gjithçka që e rrethonte( na rrethon dhe sot) janë fate njerëzore, janë njerëzit, karakteret e tyre, pasionet e brendshme dhe ajo energji që quhet “ egoizëm”…
Dhe në këtë tragjedi është gjetur një karakter Edmundi…, që interpretohet me shumë sharm skenik nga Lulëzim Zeqja, ku spikaste loja, fjala , gjestet dhe karakteri dritëhijesor… çfarë thotë King Lear sot , dje , nesër apo në gjithëkohësi?
Dashuria për pushtet, për pasuri, janë egoja më e papërmbajtur e njeriut që e tregon homosapiensin me thonj, me një mal dashakeqësie , që i ndez zjarre të brendshme urrejtjes, që ushqen shpagim, orgji dhe zbrazje, aq sa njerëzorja përzihet dhe ceremonia mortore e saj është festa kur thuren planet e pasurimit …,në këtë moçal vëllai nuk është më vëlla, motra nuk është më motër, babai nuk është më baba, të gjithë janë kundërshtarët që duhen mundur, duhen helmuar apo vrarë, sepse ne duam sende, ne duam mall e gjë, ne duam pasuri, ne duam shtratin epshor orgjik… e kështu zhytemi e zhytemi, aq sa në fund të jetës, ai që e kemi quajtur “ Lolo”, gaztor, budalla apo hokatar, na mëson se duhet të nuhasim, para se të shohim, ndaj edhe hunda është mes dy syve, duhet të nxëmë mend, para se të plakemi, se për ndryshe, ata që nuk e mësuan gjatë gjithë jetës, fatkeqësisht mund të mësojnë me pagesë tragjike në fund të saj… Në këtë tragjedi gjejmë sërisht një nga detajet e Shekspirit, heqjen e syve njërit prej personazheve, atit të Edmundit dhe Edgarit, Konti Gloucester, që për shkak të tradhëtisë bashkëshortore, solli në jetë dhe Edmundin…, e tradhëtia e ndoqi falë këtij djali, fati i Edgarit, që dikur në skenë e solli Naim Frashëri dhe që, si edhe tregohet, kur dridhej nga të ftohtit, i zhveshur dhe lyer me baltë, që të mos njihej, nga emocioni, në vend që të thoshte: “ Edgari i gjorë ka ftohtë”, pa dashje , tha: “ Edgari i ftohtë ka gjorë”…
Sa besnikë jemi në këtë jetë?
Ku dhe kur e shfaqim atë? Kujdes nga përbetimet që lidhen me ndarjen e pasurive, përgjërimet dhe fjalët në kësi rastesh, fshehin hone, drama të mëdha, tragjedi dhe zhbërje…
Dy vajzat e mbretit Lear, Goneril dhe Regan, janë sjellë mjaft mirë në skenë, së bashku me Gloucesterin e Sokol Angjelit ata krijojnë një treshe tejet profesionale, që i bashkangjiten Viktorit- Lear dhe Zeqes- Edmund…
Ku dallojnë përbetimet e vajzave të mëdha me shpirtdlirësinë e vajzës së vogël, Kordelia?
Aty për aty duket se nuk kanë dallim, por Shekspiri vizaton një tipologji gati- gati si një filigran antropologjik… Thjesht , Kordelia nënvizon se, nëse dikush, qoftë edhe vajza jote, përbetohet se të do aq shumë , sa harron gjithçka tjetër, dije se kjo nuk është e vërtetë. Në jetë , mbretin baba duhet ta duam vetëm si baba, dhe…, nëse jemi në këto ujëra, njeriu do babanë, motrat, do familjen e saj dhe fëmijët e saj… Dashuria e vajzave të mëdha, si një reverancë dhe përulje, ishte një kurth ndaj Lear. Si mundet që mbreti i solli në jetë, i rriti, i martoi dhe s’i njohu?! S’i kishte pikasur se çfarë karakteri kishin?! Ajo që Shekspiri paralajmëron është se : “ Nëse doni ta njihni njeriun, provojeni kur ai shfaq egoizmin e pasurimit, hedonizmit dhe jetës orgjike…, ky është kaledioskopi antropologjik , që shpërfaq pamjet e personalitetit.”
Kjo do të jetë lufta dhe detyrimi i shoqërisë njerëzore ndër shekuj. Koha e provoi dhe vijon ta provojë këtë profeci të tragjedianit gjithepokal…
Të gjithë shtetarët e lartë sot në botë, në perëndim dhe në lindje, janë King Lear dhe ata që i rrethojnë luajnë të njëjtat role dhe krijojnë të njëjtat tragjedi. Tek shihja King Lear në shfaqjen e mbrëmshme, me aq intriga dhe marrje jete, ku vdekjet pasonin njëra- tjetrën…, Edgari vret Edmundin. Ajo që përjetohet para vdekjeve fizike, janë vdekjet shpirtërore, zhbërja. Urrejtja në fund mes dy motrave të mëdha, ku mplekset pushteti pasuror me pushtetin epshor(ato të dyja e lakmonin Edmundin),e shpinte rrëzimin njerëzor në humnera, ato mbetën në jetë, por pa jetë…
Vdekja e Cordelias në duart e plakut Mbret pa mbretëri, ishte skena që të shkund …, e më tej shuarja e vet mbretit plak, të lëndon thellë. Një ditë të gjithë ikim nga kjo jetë…, ikim dhe lëmë pas historinë tonë, lëmë kujtimin…
Mbreti Lear i Viktor Zhustit është një arritje në dramaturgjinë skenike shqiptare… Pse? Kapja në karakter është e induktuar thellë në tipologjinë e sjelljes. Më thjesht, po ai të bind se është mbret, se ndihet mbret, se jeton dhe komandon si mbret. Udhëtimi në ngjarjet dhe historinë e degradimit dhe zhgënjimit, e vë aktorin në prova të ulje- ngritjeve emocionale, në gjyqet e hapura ndaj të tjerëve dhe në vetëgjyqësinë dëshpëruese… Këto kalime skenike që janë skalitur në tekstin e Shekspirit, janë si kthesat e forta në një rrugë malore. Edhe këtu ,Lear of Zhusti , është aq origjinal … Faza e fundit e jetës, kapja e tij nga një lloj marrëzie, ku bashkohen hiçgjëja që ai kishte, veç rrobave të trupit, dhe mendimin marrok , se ende ishte mbret me pasuri dhe pushtet, luhen mrekullisht prej tij… Ka edhe një element që lidhet me energjitizmin skenik, ritmi…, këtu Zhusti shkëlqen, sepse ka një zbritje në energjinë njerëzore, që ndryshe quhet se si kalohet nga Mbreti njeri te njeriu ish- mbret…, dhe kjo kulmon te “ Nata me shtrëngata”…
Kush e ka luajtur Mbretin Lir në të kaluarën? Shumë aktorë të famshëm kanë luajtur rolin e Mbretit Lir, duke përfshirë këtu:
John Gielgud( 1950 dhe 1955)
Michael Redgrave( 1953)
Charles Laughton ( 1959)
Paul Scofield( 1962)
Eric Porter( 1968)
Donald Sinden( 1976)
Michael Gambon( 1982)
Laurence Olivier( 1946 dhe 1983)
Robert Stephens( 1993)
Nigel Haëthorne( 1999)
Corin Redgrave( 2004)
Ian McKellen( 2007)
Greg Hicks( 2010)
dhe i madhi , Anthony Hopkins.
Më tetor, 2022, shtohet dhe Viktor Zhusti…
Të faleminderit, Viktor!
Mbrëmë na solle King Lear, si e kishte ndërtuar Shekspiri!
P.Kabo. 8 tetor, 2022

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 3 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 3 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 3 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.