Me grip dhe Covid-19 në të njëjtën kohë? Ekspertët flasin për pasojat e rënda
Ekspertët shpresuan që falë masave kundër Covid, shumë njerëz nuk do të infektoheshin me grip. Gripi zakonisht e arrin kulmin në muajin shkurt, kështu që për momentin nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri të lartë, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një “twindemic”, infektimi me dy viruse njëkohësisht.
Ekspertët kanë paralajmëruar se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë mund të jetë me Covid-19 dhe grip brenda pak javësh ose në rastin më të keq, në të njëjtën kohë. Një infeksion koronavirus-grip është i mundur sepse të dy viruset lidhen në pjesë të ndryshme të trupit. Ata nuk po “garojnë” me njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për të infektuar qelizat tona.
Kur viruset dëmtojnë zona të ndryshme të organizmit, pasojat janë më të rënda. Specialistët thonë se këta njerëz janë më të sëmurë se të tjerët dhe u duhet më shumë kohë për t’u shëruar. Gripi mund të dëmtojë trupin në mënyrë të ngjashme me Covid-19: të dy shkaktojnë uljen e niveleve të oksigjenit në gjak, probleme me frymëmarrjen dhe inflamacion.
Rreziku pritet të jetë më i madh në mesin e njerëzve më të ndjeshëm ndaj secilit virus, siç janë të moshuarit dhe njerëzit me probleme themelore shëndetësore si mbipesha, kanceri dhe sëmundjet e mushkërive. Përgjigjja për njërin virus mund të mos jetë e duhura për tjetrin, gjë që i bën simptomat e sëmundjeve më agresive.
KOHA JONË SONDAZH

