‘Më përdhunon babi’ – 13-vjeçarja në Greqi denoncon të atin
Një rast i pabesueshëm përdhunimi është duke u hetuar me kujdes nga autoritetet gjyqësore në Heraklion.
Një vajzë vetëm 13 vjeçe është ankuar të hënën në Polici se është përdhunuar nga babai i saj.
Ankesa e saj tronditëse është dëgjuar me vëmendje nga policia dhe babai i fëmijës u arrestua dhe u dërgua në prokurori e Heraklion, sipas flashnews.gr.
Mbi të rëndonë akuzat e përdhunimit në vazhdimësi, inçestit, joshjes dhe këndimit.
Babai i vajzës, që është ndarë nga nëna e saj, i mohoi akuzat.
Sipas disa mediave greke, vajza është shqiptare, por identiteti i saj nuk jepet.

